Loading...

Recetat natyrale, që i heqin shenjat që lënë aknet

Aknet janë diçka shumë normale, që shkaktohen nga ndryshimi i hormoneve te tinejgjerët. Shumë njerëz mendojnë se aknet shkaktohen nga ushqimi i yndyrshëm, por kjo gjë është e pasaktë.

Nëse nuk doni që t’ju mbeten në fytyrë shenjat nga aknet, nuk keni nevojë të paguani për trajtime të shtrenjta mjekësore, për shkak se ka shumë mënyra natyrale që t’i largoni ato shenja.

Këto trajtime janë të sigurta dhe të lehta për t’i përdorur.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është përbërësi më i mirë për lëkurën e thatë, dhe ka shumë veti shëruese për lëkurën. Trajtojeni lëkurën me vaj kokosi.

Lëngu i patateve

Patatet janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat e ndihmojnë lëkurën të shërohet. Nëse doni t’i hiqni qafe shenjat që lënë aknet, provojeni lëngun e patates. Preni patatet, dhe vendosni ato në fytyrën tuaj për 15 minuta, më pas pastrojeni me ujë të nxehtë.

Mjalti

Mjalti mund t’ju ndihmojë t’i hiqni shenjat, dhe sigurisht mjalti i papërpunuar është i duhuri. Masazhojeni  fytyrën tuaj me mjaltë në vendet ku ju kanë mbetur shenja nga aknet.

Aloe Vera

Aloe vera është burim vitaminash që ndihmon me zhdukjen e shenjave të akneve. Gjellin aloe vera duhet ta lini në fytyrë për 30 minuta.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një dezinfektant natyral, që ndihmon në balancimin e pH-së në trupin tuaj. Është antibakteriale dhe antiseptike, dhe është një mënyrë shumë efektive për t’i trajtuar aknet.

Lëngu i limonit

Përzieni lëngun e limonit me ujë dhe më pas bëjini shenjat e akneve me këtë lëng. Lëreni lëngun të qëndrojë ashtu për 20 minuta në fytyrën tuaj.

Loading...

Receta të ngjajshme...