Loading...

Kek me qershi

PËRBËRËSIT:
5 vezë,
300 g sheqer,
200 g kos,
150 ml vaj,
270 g miell,
1 lugë gjelle sodë buke,
400-500 g qershi.

PËRGATITJA

Thyejini vezët dhe ndani të bardhat nga të verdhat. Të bardhat vendosini në tas dhe përdorni mikserin e dorës për të krijuar një masë kremoze duke mos harruar të shtoni sheqerin. Më pas shtoni të verdhat dhe ngadalë përziejini më një spatul lehtë. Gradualisht shtoni edhe përbërësit e tjerë (kosin, vajin, miellin dhe pudrën pjekëse). Vendoseni masën e krijuar në një tavë dhe vendosni qershitë përsipër. Piqeni për 40 minuta në 180°C. Më pas nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet. Spërkateni me pak sheqer pluhur sipër dhe servireni.

Loading...

Receta të ngjajshme...