Loading...

Fryrja e barkut: Ushqimet që duhet konsumuar për ta zgjidhur problemin

Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por kryesisht nga konsumimi i ushqimit dhe pijeve të rënda, apo nga ato me gaz.

P.sh. ushqimet e shpejta, pijet freskuese, madje edhe shumë perime mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe të shkaktojnë probleme me fryrje të barkut.

Këto perime përfshijnë:  fasulet, qepët, brokolin, lakrën, etj.

Prandaj, në vend se t’i hani ushqimet e lartcekura, provoni t’i ndërroni ato provime me këto alternativa:

Asparagus

Asparagusi ka përbërës të cilët ndikojnë si baktere e shëndetshme në zorrë, gjë e cila ndihmon në procesin e sistemit të tretjes.

Xhenxhefili

Xhenxhefili njihet për vetitë antipezmatuese dhe të shërimit të problemeve me sistem të tretjes.

Avokado

Avokadot janë të mbushura me kalium – gjë që ndihmon në reduktimin e fryrjes së barkut. Veç tjerash, avokadot janë të mbushura me antioksidues.

Limoni

Shtoni lëng limonit në ujë për ta liruar fryrjen e barkut dhe problemet e tretjes.

Gjithashtu mundohuni t’i shmangni krejtësisht pijet me gaz.

Loading...

Receta të ngjajshme...