Loading...

Qorbe Patatesh me Mish Peshku

Përbërësit:
400 gramë patate
1 kokë qepë
2 thelpinj hudhre
2 lugë gjalpë
1 dl verë e bardhë
1,5 litër supë viçi
2 dl shtalpë për zierje
mëlmesa të përziera, piper i zi

Për toptha me mish peshku: 300 g peshk i bardhë * 200 g spinaq * 1 vezë * 100 g bollgur * kripë

Përgatitja:
1. Qepa dhe hudhra grihen imët, patatet qërohen dhe priten në katrorë.
2. Në pak gjalpë kaurdisen qepa dhe hudhra, pastaj shtohen patatet, vera e bardhë dhe supa. Të tëra zihen derisa të zbuten patatet.
3. Çorba e përgatitur miksohet, shtohen në të shtalpa për zierje dhe mëlmesa sipas shijes. Në fund, shtohen topthat me mish peshku dhe zihen pakëz.

Topthat me mish peshku:
1. Spinaqi zihet në ujë me kripë dhe gri het imët. Edhe peshku zihet, i hiqen halat dhe mishi bluhet në makinë për bluarjen e mishit.
2. Në enë të përshtatshme bashkohen spinaqi i zier, peshku i bluar, veza dhe bollguri. Të gjitha përzihen mirë, shtohen mëlmesa sipas shijes dhe mase lihet të qëndrojë nja 5 minuta.
3. Nga masa e përgatitur, me lugë hiqen topthat dhe zihen në valë derisa të zbuten.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply