Loading...

Bakllava me boronicё

Përbërësit:

200 gr rrush serezi,
50 gr rrush i thatë,
300 gr arra,
150 gr margarinë,
200 gr sheqer,
limon,
500 gr petë për pite.

Hapat

Rrushi i serezit dhe rrushi i thatё zhyten nё ujё pёr tu zbutur, kurse arrat copёtohen imёt.

Margarina shkrihet dhe me kёtё mbulohet tepsia, vendosen dy petё.

Pёrzihen arrat, rrushi i serezit i kulluar, rrushi i thatё dhe katёr lugё sheqer dhe me kёtё mbushen petёt.

Procedura pёrsёritet derisa ka material, nё fund vihet njё petё e lyer me margarinё, me njё thikё tё mprehtё pritet nё kube.

Furra nxehet nё temperaturё 220 gradё celsius dhe bakllavaja piqet pёr 15 minuta, temperatura reduktohet nё 180 gradё celsius dhe piqet edhe 25 minuta.

Gjatё asaj kohe zihet pjesa tjetёr e sheqerit me 3 decilitra ujё dhe rrathё limoni tё lara mirё.

Me kёtё mbulohet bakllavaja e pjekur, mbulohet me nje leckё dhe lihet tё qёndrojё pёr disa orё.

Loading...

Receta të ngjajshme...