Loading...

Role me mjedra

Përbërësit:

PЁR KORE
4 vezë,
2 lugё miell,
1 qese Pluhur pjekje,
1lugё kakao.

PЁR MBUSHJЁN

2 puding vanilje
5 decilitra ujë
4 lugё sheqer
1 qese krem pluhur
1 decilitёr qumësht
200 gr mjedra

Hapat

Me mikser tunden vezёt me sheqerin, shtohet mielli, pluhuri pёr pjekje, kakao dhe i pёrziejmё.

Pёrzierja derdhet nё tepsi tё mbuluar me letёr pёr pjekje, piqet 6-7 minuta nё furrё tё nxehtё nё njё temperaturё prej 180 gradё celsius.

Pёr mbushjёn ndahet pak ujё dhe nё tё tunden pudingu, uji i mbetur vihet tё vlojё dhe shtohen 4 lugё sheqer dhe pudingu i pёrzier.

Vlohet derisa pёrzierja tё trashёt, krem pluhuri rrihet me qumёsht, shtohet nё mbushjёn e nxehtё, pёrzihet pastaj shtohen mjedrat.

Korja lyhet ngadalё mё mbushjёn e pёrgatitur dhe mbёshtillet role, pasi tё ftohet, pritet nё feta tё holla

Loading...

Receta të ngjajshme...