Loading...

Kek Me Limon Për Ta Ëmbëlsuar Fundin E Javës Ashtu Si Duhet

3 vezë,
150 gr sheqer,
75 gr gjalpë i tretur,
150 gr miell ,
150 gr kos grek,
lëkura dhe lëngu i 1 limoni,
1 bustinë vanilje,
5 gr fryrës për ëmbëlsira,
një majë luge kripë,

Për glasse-n me limon, për të zbukuruar tortën :

150 gr sheqer pluhur,
20 gr lëng limoni,
lëkurë limoni për zbukurim.

Udhëzime për përgatitje :

Ndezim furrën me 170 °. Në një tas përziejmë kosin, vaniljen, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe kripën. Shtojmë më pas kosin e përzier me limonin, e përziejmë me spatul me lëvizje nga poshtë lart, shtojmë ngadalë miellin dhe fryresin me lugë, duke përzier akoma me kujdes.

Shtojmë në fund gjalpin. Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 45 minuta afërsisht.

Në një tas hedhim sheqerin pluhur, shtojmë lëngun e limonit dalëngadalë. Glasse-ja duhet të jetë e hollë që të derdhet dhe të mbulojë tortën. Kur ta kemi hedhur mbi tortë e rrotullojmë këtë të fundit që të krijojë efektin e derdhjes. E dekorojmë sipas dëshirës me lëkura limoni.

Loading...

Receta të ngjajshme...