Loading...

Tiramisu me fruta

Përbërësit:
6 kokërr vezë
120 gr sheqer
10 gr sheqer (për kafene)
500 gr maskarpone
50 gr kakao (sipas dëshirës)
50 gr çokollatë (sipas dëshirës)
100 gr fruta (sipas dëshirës të prerë ne kubikë)
400 gr biskota (biskota Savoiardi).

Përgatitja:
Ndani të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe shtojini gjysmën e sasisë së sheqerit.

Përziejini me përzierës elektrik derisa të përftoni një masë të qartë dhe kremoze.

Shtoni maskarponen në masën e krijuar nga e verdha e vezëve dhe filloni përgatitjen e të bardhave të vezëve. Përziejini mirë me përzierës elektrik dhe më pas shtoni gjysmën tjetër të sheqerit, pak e nga pak, duke e përzier vazhdimisht.

Kur masa të jetë përzier mirë shtoni të verdhën e vezëve që përgatitët më parë, me sheqer dhe maskarpone. Bashkojini me kujdes, duke i përzier vazhdimisht, nga poshtë-lart, me ndihmën e një luge.

Me ndihmën e një luge, kremin e përgatitur hidheni në fundin e çdo tasi, ose tepsie që keni përgatitur për tiramisunë. Ngjyeni biskotat në kafe, duke bërë kujdes që të mos zbuten më shumë se duhet. Shtoni biskotat mbi krem.

Hidhni mbi biskota edhe një shtresë tjetër kremi, të cilin mbulojeni edhe me një shtresë të dytë biskotash. Nëse të parat i keni vënë vertikalisht, shtresën e dytë e vërini horizontalisht. Sipas dëshirës mund të shtoni fruta të ndryshëm të prerë hollë dhe sipër edhe një shtresë të fundit kremi.

Nivelojeni kremin mirë dhe spërkateni me kakao pluhur.

Gjithashtu sipas dëshirës sipërfaqen mbulojeni me copa të prera hollë çokollate. Lëreni tiramisunë të pushojë për disa orë në frigorifer dhe më pas shërbejeni.

Ju befte mir!

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. I always was interested in this topic and stock still am, thankyou for posting.

Leave a Reply