Loading...

Sallatë me Oriz

Përbërësit:
300gr oriz kokerrgjate (akoma me mire nese bashkojme 150gr orizin kaf me 150gr oriz te bardhe)
150gr djath kaçkavall te bute (ose djath picash)
100gr bizele te ziera (ne kuti)
100gr ullinj te zinj pa berthame
10-15 domate qershize (ose 2 domate mesatare te zakonshme)
1 spec te madh te kuq ose te verdhe
2 kuti peshk ton nen vaj (160-200gr)
4 salçiçe wudi te vogla
4-5 kastraveca te vegjel turshi
1 tufe majdanoz
pak majoneze ose vaj ulliri

Përgatitja:
Per te pregatitur sallaten e orizit, si fillim, vendosim te zieje ne nje tenxhere uje me kripe dhe ne momentin qe ka arritur piken e vlimit, hedhim orizin. Nderkohe qe orizi zien, presim te gjithe perberesit e tjere si me poshte:

Ndajme domatet qershize ne kater pjese, specin dhe djathin ne kubik te vegjel, salçiçet, ullinjte dhe kastravecat turshi ne rrathe dhe i hedhim te gjitha ne nje ene te madhe duke i perziere mire.

Ne momentin qe orizi eshte gati, e kullojme nga uji i tepert dhe e shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet zierja. E kullojme shume mire (ose nese keni kohe ne dispozicion, thajeni me ndihmen e nje pecete kuzhine) dhe e hedhim ne tasin e mesiperm bashke me perberesit e tjere. Shtojme se fundi edhe bizelet te cilave i kemi kulluar ujin e konservimit, peshkun ton te cilit i kemi eleminuar vajin dhe se fundi majdanozin e grire holle duke i perziere te gjitha shume mire. E mbulojme tasin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore derisa shijet te bashkohen me njera tjetren.

Ne momentin e servirjes, sipas deshires, mund te shtojme edhe 1-2 luge majoneze, ose pak vaj ulliri duke e perziere mire.

Këshillë: 
Sallaten e orizit mund ta pregatisni me perberesit qe i pelqejne me shume familjes suaj. Ne kete menyre mund te shtoni edhe veze te ziera te prere ne feta, Kaperi, miser, karrota te ziera, proshute te pjekur prere ne kubik te vegjel, karkaleca te vegjel te ziere etj.

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. I’ve been absent for some time, but now I remember why I used to love this site. Thanks, I’ll try and check back more frequently. How frequently you update your site?

Leave a Reply