Loading...

Pica të Vogla me Djath Filadelfia

Perberesit per rreth 25 pica te vogla:
Perberesit per brumin:
250gr miell
250gr djath filadelfia natyral
50gr gjalp
kripe

Përbërësit për mbushjen:
salce domatesh
djath mocarela
rigon/borzilok

Përgatitja:
Vendosim ne mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripe dhe i perziejme derisa te formohet nje top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nese brumi ngjit ne duar, shtojme pak miell. E punojme pak me dore, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 20 minuta ne menyre qe hapja e tij te jete me e lehte.

Pasi te kete kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe formojme disqe me ndihmen e nje forme te rrumbullaket ose te nje gote (madhesia sipas deshires). I vendosim picat e vogla ne nje tave ne te cilen kemi shtruar leter furre, i lyejm me nje luge te vogel salce domatesh, i sperkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5 minuta. Pas kesaj, i nxjerrim nga furra, shtojme pak djath mocarela te grire, dhe i pjekim serisht per 10 minuta te tjera. I sherbejme te ngrohta.

Këshillë: 
Sipas deshires picave mund ti shtoni cfare te deshironi: copeza proshute, ullinj, kaperi, salcice etj.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply