Loading...

Sallate Mesdhetare me Makarona

Përbërësit për 4 persona:
200gr makarona
15 gjethe borzilok
15 kokrra ullinj te zinj pa berthame
150gr mocerala
100gr peshk ton nen vaj ulliri
250gr domate qershize
kripe

Përgatitja:
Ziejme makaronat ne nje tenxhere me uje te kripur dhe i kullojme ne momentin qe jane al-dente (pak te forta).

Ne nje tas te madh dhe te thelle hedhim makaronat, shtojme peshkun ton bashke me vajin e tij, (nese eshte vaj ulliri i virgjer, ne rast te kundert i heqim vajin dhe shtojme 2-3 luge vaj ulliri) i perziejme mire dhe i leme te ftohen.

Lajme dhe presim ne kater pjese domatet qershize, ndajme ne copa te vogla mocarelen e ullinjt e zinj, coptojme me dore borzilokun dhe te gjitha ia hedhim tasit me makarona dhe ton. E perziejme mire te gjithe perberjen duke e rregulluar me kripe dhe piper (nese ju pelqen) dhe e leme te pushoje ne frigorifere per te pakten 1 ore. Me pas e servirim ne pjata te zbukuruara me gjethe borziloku.

Shënim:
Nese vendosni ta konsumoni sallaten mesdhetare edhe pas disa ditesh, kujtohuni t’i shtoni domatet vetem ne momentin e konsumit, sepse duke leshuar aciditetin e tyre makaronat do te marrin nje shije te tharte.

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. As a Newbie, I am permanently searching online for articles that can help me. Thank you

Leave a Reply