Loading...

Rizoto me Presh

Përbërësit për 4 persona:
350gr oriz per rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
4 presh (vetem pjesen e bardhe te tyre)
2 luge djath kaçkavall te grire (mundesisht dele)
2 luge gjalp
1/2 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
leng perimesh ose 1 koncentrate perimesh
piper te zi

Përgatitja:
Vendosim fillimisht ne zjarr te ulet lengun e perimeve ose 1/2 liter uje me nje koncentrate perimesh te cilen e mbajme gjithmone duke vluar.

Kaverdisim ne nje tigan te thelle me 1 luge gjalp preshin e prere ne rrathe te holle derisa te zbutet. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa ky i fundit ta kete thithur komplet yndyren. E shuajme perberjen me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte dhe shtojme 1 garuzhde leng perimesh te nxehte duke patur kujdes te mos shtojme garuzhden e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja.

Kur orizi te jete gatuar plotesisht (nevojiten rreth 18 minuta), fikim zjarrin, shtojme nje luge tjeter gjalp ne menyre qe rizoto te behet sa me kremoz, gjysmen e djathit kackavall te grire, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak mbyllur.

E servirim te sperkatur me pak djath kackavall te grire dhe piper te zi.

Këshillë: 
Nese doni ti jepni me shume shije rizotos suaj, hidhini siper disa kubik pançete te skuqur me shume pak vaj.

Loading...

Receta të ngjajshme...

2 Responses

  1. Thanx for the effort, keep up the good work Great work, I am going to start a small Blog Engine course work using your site I hope you enjoy blogging with the popular BlogEngine.net.Thethoughts you express are really awesome. Hope you will right some more posts.

  2. Really informative post.Thanks Again. Great.

Leave a Reply