Loading...

Sallate Ruse

Përbërësit:
3 karrota
200 gr bizele
3 patate
50 gr kastraveca turshi
2-3 vezë
pak uthull
pak kripë
pak vaj ulliri
300 gr majonezë

Përgatitja:
Pasi i kemi qëruar dhe larë karrotat dhe patatet i presim ne kubik të vëgjël. Në një tenxhere me avull vemë të ziejnë karrotat,patatet dhe bizelet. Pasi janë zier, i lemë të ftohen. Ndërkohë ziejmë edhe vezët dhe i lemë edhe këto të ftohen.
Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjitha perimet, kastravecët e prerë.vaj, pak uthull, pak kripë. Më pas bashkojmë majonezën dhe një vezë të prerë në copa të vogla. Sallatën e përgatitur e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se ta shërbejmë. Më pas mund ta zbukurojmë edhe me vezët e ziera sipër, të prera në mes.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply