Loading...

Ëmbëlsirë me mjaltë e kokos

Perbersit:

100 gr gjalpë
150 gr sheqer
100 gr mjaltë gështenje
1 vezë
1 lugë receli sodë bikarbonë
¼ lugë kanellë
500 gr miell
650 ml qumësht
5 lugë miell të ashpër
200 gr sheqer
1 sheqer vanilje
200 gr gjalpë
5 lugë miell kokosi.

Pergatitja:

Furrën e ngrohim në 180 gradë.

Përgatisim 4 letra për pjekje.

Sheqerin, venë, gjalpën, mjaltën dhe sodën bikarbonë I vendosim në një tenxhere dhe i ziejmë për 5-10 minuta në zjarr të ulët. Do të fitoni një masë shkumuese, e cila do të mbajë erë karameli.

Largojeni nga zjarri duke e përzier herë pas here. Pas 15 minutash në këtë masë shtoni miellin dhe kanellën.

Të gjithë përbërësit përziejini mirë. Nxirrini nga ena dhe brumin ngjisheni me dorë në sipërfaqen e përmillur.

Brumin ndajeni në katër pjesë të barabarta. Secilën pjesë të brumit tëhollojeni hollë dhe hidheni në letër për pjekje të përmasave 22 x35 cm. Pastaj secila petë piqet në furrën e parangrohur për 3-5 minuta.

Ndërkohë përgatisimin kremin. Në një enë hedhim qumështin, sheqerin dhe sheqer vaniljen. Në momentin që vlon qumështi dhe është shkrirë sheqeri, tenxherja largohet nga zjarri. Shtojmë në të miellin dhe e miksojmë me mikser.

Masën e kthejmë në zjarr të ulët dhe e ziejmë derisa të fitojë trashësinë e dëshiruar.

Kremi ftohet e më pas në të hidhet gjalpa e mbajtur në ambient shtëpie.

Kremin e përgatitur e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme në tre petat e ëmbëlsirës. Në petën e katërt ose të fundit hedhim një shtresë të hollë kremi dhe sipër saj hedhim miell kokosi.

Ëmbëlsira pritet në format e dëshiruara dhe më së miri është të konsumohet një ditë më vonë.

Ju befte mir!

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply