Loading...

Mish Viçi me Speca djegës

Përbërësit:
100 gr mish derri (i thatë në një fetë të vetme)
1 kg mish viçi (tul)
4 kokrra qepë e kuqe
5 thelpinj hudhër
6 domate
4 lugë salcë domatesh
30 gr piper i kuq (i ëmbël)
25 gr kumin pluhur
gjysmë luge spec djegës(pluhur)
miell
3 spec djegës (të thatë)
1 lugë rigon
6 lugë vaj
5-6 qepë (të mëdha)
250 gr djathë kaçkavall (i butë)
kripë

Përgatitja:

Priteni në kuba mishin e thatë dhe kavërdiseni në zjarr të mesëm në një tigan që nuk ngjit, pastaj hiqeni me një lugë me vrima që të kullojë yndyra.
Hidheni në një tenxhere, shtojini vajin dhe ngroheni, shtoni mishin e prerë gjithashtu me kube dhe kavërdisini bashkë.
Prijeni me feta dhe pastaj grini qepët dhe hudhrën: bashkojeni me domatet e qëruara dhe të copëtuara dhe lërini në zjarr për 5-6 min. Më pas shtojeni tek mishi.
Jepuni shije me specat djegës, piperin e kuq, kuminin, rigonin.
Përziejeni salcën e domates me një lugë miell, hollojeni me dy tasa ujë të vluar dhe hidhjani mishit.
Vëreni tenxheren në zjarr, mbulojeni dhe gatuajeni për 3 orë në zjarr të avashtë. Shtojini, nëse është e nevojshme një tas tjetër me ujë të vluar. Në fund të zierjes kontrollojeni për kripën.
Lani qepët dhe pritini në feta të holla. Shtroni në fund të pjatës, me shtresa të alternuara, qepët, mishin dhe djathin e grirë.
Sipas dëshirës mund ta zbukuroni me selino, rripa të hollë qepe dhe feta buke misri të verdhë.

Ju befte mir!

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply