Loading...

Përshesh me Gjel Deti

Përbërësit:
1 qepë
1 gjel deti
rigon
kripë (sipas dëshirës)
erëza (sipas dëshirës)
vaj (ose gjalpë (sipas dëshirës))
arra
1 kg miell
1 kokërr vezë
gjysmë lugë kafe sodë buke
1 lugë kafe kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri
dhallë

Përgatitja:
Pasi pastrohet mirë gjeli (përcëllojeni mbi zjarr në mënyrë që t’i pastrohet mirë lëkura nga mbetjet e puplave), futet në një tavë të madhe dhe vihet që të piqet në furrë të parangrohur.
Piqet ngadalë dhe për një kohë të gjatë, duke u kujdesur që herë pas here t’i hidhet me një lugë me bisht të gjatë, pak nga lëngu që lëshon gjeli gjatë pjekjes.
Nga fundi i pjekjes mbështilleni me letër alumini që të mos thahet.
Në këtë kohë përgatisim kulaçin.
Fillimisht hedhim në një tas miellin, ku bëjmë një gropë në mes për të hedhur vezën, kripën, vajin, sodën, shtojmë dhallë dhe zëmë brumin sa të bëhet i fortë (si në rastin e byrekut).
Marrim tepsinë, e lyejmë me pak vaj dhe aty shtrojmë brumin e përgatitur.
E ngjeshim me dorë në tepsi dhe më pas mbi sipërfaqen e brumit të hapur bëjmë disa vijëza me ndihmën e një piruni (kjo bëhet që kulaçi të kullojë më mirë, por njëherazi edhe si një formë dekorimi).
E fusim tavën në furrë, në temperaturë 180 º C, për afro 30-40 minuta. Pasi kulaçi është pjekur, e përsheshim.
Me pas përgatisim lëngun që do t’i hidhet përsheshit.
Kavërdisim qepën dhe i hedhim lëngun që ka lëshuar gjeli gjatë pjekjes.
Pasi qepa është shkrirë hedhim erëzat dhe ashtu siç është i nxehtë e hedhim mbi kulaçin e përsheshur.
E përziejmë masën mirë që të laget e gjitha dhe pastaj e mbulojmë.

 

Ju befte mir1

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply