Loading...

Tortë e Shkrift me Arra

Përbërësit:
10 te bardha te vezes, 300gr sheqer, 260gr margarinë, 2 luge miell.

Kremi:
10 te verdha te vezes, 150gr sheqer pluhur, 250gr margarinë, 50gr arra te grira.

Përgatitja:
Te bardhat e vezes tunden me sheqerin derisa te behet shkume e forte

Shtohen arrat e bluara dhe mielli.

Kallepin me madhesi 35×40 e lyejm dhe mbulojme me leter per pjekje(ose nese nuk keni kallep me madhesi te tille,ndani perbersit pergjysem dhe i pjekni dy pandispanja te tilla).

Masen e brumit e qesim ne kallep te mbuluar me leter per pjekje dhe pjekim ne temperature 150 grade per 1 ore,dmth nevoitet qe te thahet mire peta.

Pasi te piqet peta e pandispanjes e kthejme permbys ne nje vend te rrafshet te mbuluar gjithashtu me leter per pjekje.

Largojme letren ne te cilen eshte pjekur qe mos te zbutet peta(esenca eshte qe peta te mbetet sa me e thate qe te dali pastaj sa me e shkrifet).

Per kremin perziejme 10 te verdhat e vezes me sheqerin pluhur dhe ziejme mbi avull per 30 minuta.

Pastaj kremi merr dendesine e duhur dhe largojme nga zjarri qe te ftohet krejtesisht.

Pasi kremi te jete ftohur shtojme nje margarin te mbajtur ne temp. ambienti dhe te rrahur derisa te shkumezohet.Ne kete menyre margarinen e perziejme me te verdhat e vezes dhe perziejme derisa te kompaktesohet masa.

Me kremin e pergaditur lyejme petet(nese kemi nje pete te madhe ndajme ne tre shirita,kurse nese kallepi eshte me i vogel dhe kemi bere dy peta atehere nga secila pete ndajme nga 1/3 e petes dhe keshtu kemi pete per tri shtresa).

Pra marim nje shirit te petes,lyjem me 1/3 e kremit,pastaj peten e dyte dhe prap kremin dhe shtresen e trete dhe prap kremin.

Krejt persiper qesim arrat e coptuara.Ju befte mire.

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. I really appreciate this post. I have been looking all over for this! Thank goodness I found it on Bing. You have made my day! Thank you again

Leave a Reply