Loading...

Byrek me Djath

Përbërësit:
800gr miell, ½ lugë maja birre, 1 lugë e vogel kripë, ujë të vakët sipas nevojes.

Për mbushjen:
500-600 gr djathë, 150gr djathë kaçkavall, 1 vezë, ½ lugë piper i zi.

Përgatitja:
Miellin, maja birren e thate, kripen i perziejme bashke.

Shtojme uje te vaket gradualisht duke perzier derisa te behet nje mase brumi qe nuk ngjitet per duar.

Masen e brumit e ndajme ne 7 toptha (njeri prej tyre te jete dyfish me i madh se te tjeret).

Shkrijme tri luge margarin dhe 4 luge vaj.

Secilin topth e hollojme ne madhesi te pjates se mesme dhe i rendisim ne ndonje tave te lyer me vaj.

Secilen pete qe e hollojme ne madhesi te pjates se mesme e lyejme me perziejen e vajit dhe margarines.

Persiper do ti lyejme me yndyren e mbetur dhe i leme te pushojne per 15-20 minuta.

Tepsine ku do te pjekim byrekun me djath e lyejme me yndyre.

Marim se pari peten qe kemi ndare me madhesi me te madhe dhe rrisim me dore duke terhequr nga mesi anash nga jasht duke terhequr peten dhe duke holluar sa me shume skajet e petes.

Peten me te madhe te rritur ne kete menyre e qesim ne tepsine e lyer dhe skajet i leme te varura jasht tepsise ( me diameter me te madh se tepsia).

Pastaj qesim peten e dyte qe terheqim njesoj si peten e pare vetem se madhesia e kesaj pete eshte sa diametri i tepsise.

Pastaj qesim nga mbushja me djathin(perziejme djathin e thermuar,vezen dhe kackavallin e grire ne rende).

Vazhdojme me peten e trete sikurse te dyten me madhesi po aq sa tepsia,pastaj prap pak nga mbushja.

Keshtu vazhdojme me te gjitha petet duke i rritur ne madhesi te tepsise dhe duke shtuar mbushje ne cdo mes pete.

Ne fund mbledhim skajet e petes se pare qe varen jasht tepsise dhe i palosim persiper kah mesi i tepsise.

Sterpikim me yndyre dhe pjekim ne 180 grade derisa te merr ngjyre te kuqrremt.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply