Loading...

Ëmbëlsirë me Nutella


Përbërësit:
250 gr biskota te bluara, 40 gr margarinë, 100 ml lëng pjeshke ose multivitamin, 30 gr çokollatë pluhur (pluhur neskvik), 250 gr Krem djathi, 50 gr sheqer, 150 gr nutella, 500 ml ajkë e embel (hoplla per embelsira), 150 gr çokollatë per zierje, 150 ml ajkë e embel.

Përgatitja:
Perziejme biskotat e bluara,pluhurin e cokollates dhe margariene e shkrire.

Shtojme lengun gradualsiht duke perzier derisa te behet nje mase paksa e bute te cilen e shtrijme ne kallep 26cm te lyer lehtas me vaj.

Kallepin e leme ne frigorifer per tu ftiohur derisa pergadisim kremin.

Ngrohim nutellen ne nje ene mbi uje te nxehte derisa te zbutet mire.

Me mixer perziejme krem djathin dhe sheqerin dhe kete mase e ndajme ne dy ene vecmas me sasi te barabart kremi.

Perzijme ajken e embel derisa te behet nje shkume e forte dhe ndajme ne dy ene me sasi te barabart kremi.

Perzijme enet me ajken dhe krem djathin ne nje vend,kurse ne anen tjeter perziejme ajken krem djathin dhe cokollaten e shkrire.

Ne shtrese me biskotat qesim se pari shtrese e bardhe me ajken e embel dhe krem djathin ,rrafshojme mire dhe me pas e qesim shtresen me ajken e embel,krem djathin dhe cokollaten e shkrire.

Ne fund pasi te ftohet mire qesim glazuren me ajken e embel dhe cokollaten e shkrire(ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje,shtojme cokollaten dhe perzijme derisa te shkrihet cokollata.

Torten e lyejm persiper me glazuren dhe leme te ftohet mire pastaj presim ne katrorka sipas deshires.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply