Loading...

Kunguj të Mbushur

Përbërësit:
1 kg kunguj,
1 gotë uji oriz,
300 g mish i grirë,
2 kokrra domate,
2 kokrra qepë,
1 lugë salcë,
majdanoz,
piper,
mendërz (nenexhik),
kripe.

Përgatitja:
Për të përgatitur mbushjen si fillim do të skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, lajmë dhe në qofte se janë të mëdhenj ndahen për gjysmë. I heqim mesi dhe mbushen me masën e përgatitur më lart.
Më pas kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.
Ju befte mire!

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. “I am so grateful for your article. Really Cool.”

Leave a Reply