Loading...

Torte me Dredhëza

Perberesit per petat:
3 veze,
8 luge sheqer,
8 luge miell,
1 gote vaj,
1 gote kos,
1 Backpulver (pecive, pluhur per pjekurina).

Per mbushjen:
Dredheza (luleshtrydhe),
Tortenguss (xhelatin bimore),
Shllage.

Pergatitja:
Marrim 3 vezet i vendosim ne nje ene dhe i tundim me mikser, pastaj i shtojme 8 luge sheqer. Prape i tundim pak dhe i shtojme miellin (8 luge), 1 pluhur per pjekje, 1 gote kos, 1 gote vaj, pastaj i tundim edhe pak dhe kete mase te pergatitur e vendosim ne tepsi (mbi tepsi vendosim leter kuzhine). Kjo ishte pergatitja e petes se pare.
Te dy petet pergatiten keshtu ne te njejten menyre.
Vendosim peten e pare ne tabakan per embelsira, ne mes vendosim shllage dhe mbi te vendosim luleshtrydhet (dredhezat). Mbi saj vendosim peten tjeter, e mbi pete vendosim prape luleshtrydhet dhe 1 pako tortenguss (xhelatin bimore).

Recete e derguar nga Bukurija

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply