Loading...

Trileçe

Përbërësit:
10 veze,
10 luge gjelle sheqer,
10 luge gjelle miell,
500 ml qumesht pana,
1l qumesht kutie,
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda),
300 ml karamel i parapergatitur,
pak vaj per taven per pjekje.

Përgatitja:
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rrahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rrahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve . Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin pana dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply